Fakulteti i Edukimit, organizoi orë letrare për nder të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit
14 Nëntor 2018
Sot më datë 14.11.2018 Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Edukimit,organizoi një orë letrare për nder të 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit. Kongresi i Manastirit,vlerësohet me të drejtë si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX. Mendimi i përgjithshëm,kudo,ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsisë shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për të rikujtuar këtë rrugëtim,mori fjalën Dekani i Fakultetit të Edukimit,Prof.asoc.dr. Fahredin Shabani i cili shpalosi historikun e Kongresit të Manastirit. Ndërsa se si do të evulonte përdorimi i alfabeteve në një të vetëm,kumtoi Prof.ass.dr. Ragip Gjoshi. Përveq fjalimeve ora letërare ishte e pasur me valle të cilat u përformuan nga SHKA"Bajram Curri",si dhe një recital i përgaditur nga grupi letrar i Fakultetit të Edukimit me recitor: Leonora Kryeziu, Pranvera H Krasniqi, Pranvera Qarri, Arianit Shoshaj dhe një krijimtari letrare nga Arianit Shoshaj. Unë si Kryetar në emër të Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit falenderoj pjesëmarrësit që ndan kohën e tyre për këtë orë letrare,falenderoj Dekanët dhe Prodekanët dhe Profesorët të Universitetit të Prizrenit "Ukshin Hoti. Një falenderim i veqantë shkon për Parlamenti Studentor i Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren dhe Anëtaren e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit Arbnore A Gashi për prezantimin gjatë orës letrare.
