Prof. Dr. Eqrem Zenelaj mban ligjëratë për Skënderbeun
16 Nëntor 2018
Në Universitetin Ukshin Hoti u mbajt një ligjëratë solemne për hir të 550 vj. të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skenderbeu që ky vit është shpallur nga Shqipëria dhe Kosova: Viti i Skënderbeut! Ligjëratën solemne e mbajti Prof.Dr. Eqrem Zenelaj , hulumtues i 20 arkivave të vjetra të Evropës! Ligjërata ishte tejet interesante ku u shpalosen dokumente gravura dhe të dhëna të pa njohura mbi Heroin Kombëtar Shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbe! Ligjërata u mbajt në amfiteatrin e juridikut dhe ishte mjaftë interesante!
