Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Shkelqim Millaku takoi ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi
19 Nëntor 2018
Prof. Dr. Shkelqim Millaku, Dekan në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka takuar ministrin e MASHT, Shyqiri Bytyqi. “Sot kisha nderin për ta takuar Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Shyqiri Bytyqin. Ne biseduam për gjerat e përgjithshme dhe ato të veçantat për gjendjen e arsimit në Republikën e Kosovës. Takimi ishte i frytshëm dhe premtues për të bashkëpunuar në sferat e caktuara edukativo-arsimore.”, ka njoftuar Dekani Millaku .
