Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Dekani Millaku priti në takim komandantin e CIMIC në KFOR-in turk në Prizren

21 Nëntor 2018

Dekani i Fakultetit të Filologjisë në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Shkelqim Millaku, të mërkurën ka pritur në takim Komandantin për  ndërlidhje ushtarako-civile(CIMIC) të KFOR-it turk në Prizren, Huseyin Ayvaci.  Dekani Millaku e njoftoi komandantin turk për të arriturat, sfidat dhe projektet për të ardhmen në Fakultetin e Filologjisë në UPZ. Ai e falënderoi për mbështetjen që i kanë dhënë UPZ-së dhe shtetit të Kosovës KFOR-i turk, ambasada dhe shteti i Turqisë.  Dekani Millaku u shpreh mirëpritës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e KFOR-it turk në projektet e ardhshme që ka ky fakultetit sidomos formimit të laboratorit të gjuhëve.

 

Nga ana tjetër, komandanti Huseyin Ayvaci, e falënderoi dekanin për mikpritjen dhe u shpreh i gatshëm për mbështetjen e këtij fakulteti në kuadër të projekteve që kanë në Kosovë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas