Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Orë letrare për nder të festave të Nëntorit nga Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Filologjisë

27 Nëntor 2018

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Filologjisë të martën ka organizuar orë letrare për nder të festave të Nëntorit. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Shkelqim Millaku me këtë rast theksoi se sot jemi mbledhur këtu, bashkë për të mbajtur një orë letrare, e cila si krijimtari letrare, në territori ku ne jetojmë dhe veprojmë zanafillën e vetë e ka mbi 500 vjeçare.

 


"Kombi shqiptar sot është i lirë kudo që jeton, në të gjitha trojet e veta, duke i realizuar aspiratat për të qenë i barabartë me popujt e tjerë, sigurisht fal veprimtarive që janë krijuar në nëntorit e shekujve.
Ne si asnjëherë më parë, në histori e kemi rastin të punojmë për ardhmen e vendit tonë, si faktor stabiliteti, në bashkëpunim dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë popujt dhe vendet. Në paqe! Koha e hegjemonisë, e imponimit dhe e ideologjisë së urrejtjes përgjithmonë ka përfunduar. Ky shekull është shekulli i integrimeve dhe i mirëkuptimit, i ndihmës së ndërsjellë për përparimin tonë të gjithëmbarshëm.", theksoi me këtë rast Dekani Millaku. Një fjalë rasti e mbajti edhe Kryetari i Parlamentit Studentor, Milot Krasniqi, i cili falënderoi studentët e Fakultetit Filologjik për këtë organizim.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas