Vizita e BESTSDI group në UPZ
28 Nëntor 2018

Dje pasdite, me datë 27. 11. 2018, UPZ-në e kanë vizituar partnerët nga Universiteti i Zagrebit, njëkohësisht udhëheqës të projektit BESTSDI dhe përfaqësues nga Universitete të tjera partnere nga rajoni.
Përfaqësues nga Universieti i Zagrebit janë takuar me dekanin e FSHK - së, Prof. Asoc.Dr. Samedin Krrabaj me të cilin kanë biseduar dhe janë dakorduar për aplikim me projekte të reja në kuadër të projekteve ERASMUS.
Në kuadë të takimit, Prof. Asoc. Dr. Ercan Canhasi dhe Msc. Jasmin Jusufi, para të pranishmëve kanë mbajtur një prezentim për historikun e zhvillimit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike.
Duhet përmendur që, në kuadër të këtij projektit UPZ ka punuar në avancimin e kurikulës duke përgaditur lëndë që përshshijnë fushën SDI që do të ligjërohen nga Prof. Ass. Dr. Ercan Canhasi dhe Prof. Zirije Hasani të cilët kanë qenë drejtëpërdrejtë të angazhuar në punën e draftimit të kurikulës. Gjithashtu në kuadër të projektit është hapur kabineti i dedikuar pikërisht për këtë fushë në vlerë prej 17.500 euro.
I gjithë stafi i FSHK -së, të gjithë shqiptarëve, ju uron festat e mëdha të 28 Nëntorit të lavdishëm. Gëzuar
