U.d. Rektori Temaj priti në takim Informues përfaqësuesit e Programit ERASMUS +
26 Dhjetor 2018
Prof. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën ka pritur në takim përfaqësuesen e Zyrës në Kosovë të Erasmus+, Mrs. Blerinë Zjaça-Osmani. Në takim është diskutuar për thirrjen e Erasmus+ për vitin 2019, ku përfshihen , mobiliteti ndërkombëtar i kredive, mobiliteti i niveleve të studimeve, ngritja e kapaciteteve në arsimin e lartë dhe “Jean Monnet”. U.d. Rektori Temaj në këtë takim theksoi se UPZ deri më tani ka qenë i përfshirë në programet e Erasmus+ dhe ka përfituar shumë edhe nga programet e tjera të Komisionit Evropian siç është Programi TEMPUS. Ai shprehi gatishmërinë që Universiteti të vazhdojë të jetë i përfshirë në programet e Erasmus+.
REKTORATI
