U.d. Rektori Temaj priti në takim znj. Ines Dika, përfaqësuese e ETS Global BV
21 Janar 2019
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën ka pritur në takim , znj. Ines Dika, përfaqësuese e ETS Global BV. Në takim është diskutuar për implementimin e marrëveshjes në mes të MASHT dhe ETS Global BV e arritur në fund të vitit të kaluar me qëllim të implementimit të Udhëzimit Administrativ të Zyrës së Kryeministrit për gjuhët e huaja në programet e studimit të ciklit të dytë apo të tretë me nr. 03/2018. U.d. Rektori Temaj e vlerësoi si mundësi të mirë për studentët e UPZ-së që t’i nënshtrohen provimit në njohuritë në gjuhët e huaja, sidomos atë angleze, në një institucion kredibil siç është ETS Global BV dhe shprehi gatishmërinë që kjo të realizohet gjatë semestrit veror. Në takim po ashtu u diskutua për detajet e memorandumit të bashkëpunimit që do të nënshkruhet së shpejti edhe mes UPZ-së dhe ETS Global BV.
