Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

OSBE interesohet për vazhdimin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake

14 Shkurt 2019

 

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të enjten ka pritur në takim, z. Nils Johannes, përfaqësues i OSBE-së në Zyrën Regjionale në Prizren nga Sektori i Komuniteteve. Temë diskutimi ishte njoftimi me aspekte teknike për procesin e akreditimit të programeve në gjuhën turke dhe boshnjake në UPZ. U.d. Rektori Temaj i njoftoi me zhvillimet e fundit rreth akreditimit, duke theksuar se janë në proces të koordinimit me përfaqësuesit e Agjencisë për Akreditim, në mënyrë që të vazhdohet me programet në gjuhët e komuniteteve në Fakultetin e Edukimit dhe në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike. Ai shtoi se presim mirëkuptim edhe nga AK pasi që është shumë e rëndësishme për komunitetin turk dhe boshnjak. Z. Johannes theksoi se edhe ata do të interesohen për këtë çështje duke parë nevojën e komunitetit.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas