u.d. Dekani Bajraktari mbajti ligjëratë para maturantëve dhe profesorëve të Gjimnazit “Loyola” në Prizren
15 Shkurt 2019
Prof. Asoc. Dr. Halim Bajraktari u.d. Dekan në Fakultetin Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, mbajti ligjëratë para maturantëve dhe profesorëve të Gjimnazit “Loyola” në Prizren me ftesë të kësaj shkolle prestigjioze. Tema e ligjëratës: Integrimet Evropiane dhe roli i të rinjve në këtë proces. Ligjërata nxiti kureshtje dhe diskutime rreth motivacioneve te të rinjtë nga Kosova për migrim dhe imigrimi. Pastaj, roli i të rinjve kosovarë, mundësit dhe sfidat që ka Kosova ne këtë rrugëtim, liberalizimi dhe përmbushja e reformave drejtë proceseve integruese. Dekani Bajraktari falënderoi për mikpritjen profesorët Enver Sulaj dhe Maksut Pirkun.
