Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në UPZ mori pjesë ceremoninë e solemne të shënimit të 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina”

15 Shkurt 2019

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premtën ka marr pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina” . Po ashtu Rektori Temaj mori pjesë në konferencën e rektorëve të universiteteve publike shqiptare të titulluar “Arsimi i lartë shqiptar dhe ballafaqimi me të ardhmen” dhe ishte nënshkrues i deklaratës së përbashkët.

Në këtë solemnitet u vlerësua lart roli i vital i Universitetit të Prishtinës në shtetformimin e Kosovës, që nga themelimi i këtij institucioni në vitin 1970, si dhe progresi i viteve të fundit.

Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. Aktualisht, UP ka 42.006 studentë, mbi 1.000 pjesëtarë të stafit akademik dhe me afro 350 pjesëtarë të stafit administrativ, të shpërndarë në 13 njësi akademike.

Teksti i plotë i deklaratës:

DEKLARATË
E
REKTORËVE TË UNIVERSITETEVE PUBLIKE SHQIPTARE
15 Shkurt 2019
Prishtinë

Të mbledhur më 15 Shkurt 2019 në Prishtinë në konferencën e rektorëve të universiteteve publike shqiptare të titulluar “Arsimi i lartë shqiptar dhe ballafaqimi me të ardhmen” të organizuar me rastin e 49 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ne, rektorët pjesëmarrës në këtë konferencë, analizuam zhvillimet historike dhe aktuale në arsimin e lartë shqiptar. Arsimi i lartë shqiptar ka dhënë kontribute të rëndësishme në tejkalimin e sfidave të kombit shqiptar dhe shoqërive përkatëse, ku operojnë universitetet tona. Këto kontribute kanë ndihmuar në ndryshimin e mendësisë institucionale, në zhvillimin ekonomik, në rrënjosjen edhe më të thellë të vlerave civilizuese, në ngritjen e nivelit kulturor të shoqërisë, në zbutjen e efekteve të tranzicionit dhe një jetë më të mirë për popullatat. Sidoqoftë, zhvillimi shoqëror, ai teknologjik, ndryshimet globale dhe problemet me të cilat përballen shoqëritë tona, kanë sjellë para nesh sfida serioze, të cilat kërkojnë reflektim dhe ridimensionim të rolit të universiteteve për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesave të kohës dhe shoqërisë. Prandaj:

Duke pasur parasysh dokumentet dhe konventat përkatëse të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe ato, që kanë të bëjnë me arsimin e lartë,

Duke marrë në konsideratë problematikat, që kanë shoqëruar arsimin e lartë shqiptar veçanërisht në dy dekadat e fundit,

Duke besuar, se arsimi i lartë është çelësi kryesor i ndërtimit të një shoqërie demokratike, shteti të së drejtës, një ekonomie të zhvilluar, sigurimit të mirëqenies për qytetarët,

Duke iu referuar vlerave më themelore të traditës shqiptare, të asaj universitare dhe kapaciteteve më të mira, që ngërthejnë sot universitetet publike shqiptare,

Duke qenë të bindur, se universitetet shqiptare kanë forcën, vullnetin dhe energjinë, që të luajnë rolin, që u takon në një shoqëri demokratike,

Duke qenë të vetëdijshëm, se kërkohet një angazhim i fuqishëm, i vazhdueshëm dhe cilësor i gjithë botës akademike, shkencore dhe intelektuale,

Angazhohemi si më poshtë:

(1) Të rrisim autonominë në menaxhimin e universiteteve, zgjerojmë lirinë akademike të personelit dhe studentëve dhe sigurojmë një mjedis fertil për punë intelektuale dhe shkencore;
(2) Të avancojmë praktikat e prodhimit të dijes në universitete, duke i vënë më shumë theks komponentit të kërkimit shkencorë, duke rritur vëmendjen dhe investimin për aftësimin dhe rritjen e shkathtësive të personelit akademik dhe studentëve për t’i shërbyer shoqërisë në mendim, analizim, kuptim dhe veprim;
(3) Të avancojmë sistemet e sigurimit të cilësisë, duke forcuar vlerësimin e personelit akademik, trajnimin e vazhdueshëm për mësimdhënie;
(4) Të përmirësojmë shërbimet për studentët, të rrisim llogaridhënien për ta dhe të përfshijmë studentët në të gjitha hallkat e vendimmarrjes, duke filluar nga ndërtimi i kurrikulave deri te vendimmarrja menaxheriale;
(5) Të investojmë kohë, energji dhe financa në përballimin e sfidave teknologjike të kohës, si dhe të përditësojmë sistemet informative për të plotësuar nevojat e studentëve, palëve të treta dhe personelit akademik dhe administrativ;
(6) Të intensifikojmë dhe optimalizojmë bashkëpunimin midis universiteteve shqiptare për të forcuar forumet shkencore, si dhe rrisim sasinë dhe cilësinë e botimeve, duke lehtësuar dhe dhënë përparësi atyre të përbashkëta;
(7) Të realizojmë me qeveritë përkatëse krijimin e një fondi të veçantë për shkëmbimin e studentëve dhe personelit akademik midis universiteteve publike shqiptare;
(8) Të bashkëpunojmë me aktorë jashtë universitarë për reformimin e arsimit të lartë, kornizës përkatëse ligjore, praktikave dhe llogaridhënies së universiteteve publike;
(9) Të punojmë me institucionet qeveritare për rritjen e buxhetit për arsimin e lartë në mënyrë të vazhdueshme dhe të arsyeshme, të diversifikojmë të ardhurat në universitete, duke bërë një ndërlidhje më të mirë me ekonomitë në përputhje me profilet përkatëse, si dhe të rrisim kapacitetet për bashkëpunim ndërkombëtar në projekte relevante;
(10) Të bazojmë punën tonë në vlerat dhe përgjegjësinë më të lartë morale, etike dhe qytetare, duke nxitur dhe kultivuar në shoqëri barazinë, mosdiskriminimin dhe respektin për diversitetin, duke zbatuar parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes dhe qasjes së barabartë.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas