Në UPZ u mbajt debat me temë: Ndihma juridike falas dhe mundësia e shfrytëzimit të kësaj ndihme
01 Mars 2019
Në UPZ u mbajt debat me temë: Ndihma juridike falas dhe mundësia e shfrytëzimit të kësaj ndihme
Organizata CLARD mbështetur nga UNDP dhe në bashkë organizim me Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Fakultetin Juridik, të enjten ka organizuar diskutime të hapura me panelin profesional me temë: Ndihma juridike falas dhe mundësia e shfrytëzimit të kësaj ndihme.
Prof. Ass. Dr. Halim Bajraktari, u.d. Dekan në Fakultetin Juridik, në fjalimin hyrës e vlerësoi shumë të rëndësishme për studentët organizmin e diskutimit me këtë temë. Ai po ashtu i falënderoi organizatorët për këtë aktivitet.
Anton Ndrecaj nga organizata CLARD i njoftoi studentët me misionin, objektivat dhe aktivitetet e kësaj organizate. “Ne synojmë të krijojmë praktika të mira dhe tu ndihmojmë studentëve të fakulteteve juridike që krahas njohurive teorike që mësojnë t’i zbatojnë në praktikë ato njohuri. Praktika është dy herë më e fuqishme sesa ana teorike. Ndihma juridike është kategori kushtetuese, pra e obligueshme që tu ofrohen qytetarëve”, theksoi ai.
Nga Avokati i Popullit z. Geci theksoi se institucioni ku punon ai, mandatin e ka kushtetues duke qenë njëri nga institucionet e para të pavarura. “AP ka mandat që çdo qytetar, çdo person juridik dhe fizik, që pretendon shkelje nga institucionet publike të paraqesë ankesë. AP jep rekomandime aty ku pretendohet se ka pasur shkelje të drejtave që janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Sfidë mbetet edhe mos anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare, posaçërisht në Këshillin e Evropës, si pasoj= na mohohet qasje në Gjykatën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut”, theksoi ai.
Diskutimet nxitën kureshtjen e studentëve të cilët përmes pyetjeve dhe komenteve nga njohuritë e tyre të fituara gjatë studimeve dhanë kontribut të rëndësishëm në këtë debat.
