Sot kemi zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Austrisë në Kosovë z. Gernot Pfandler.
01 Mars 2019
Me miqtë e shtetit të Republikës së Kosovës gjithmonë është kënaqësi të takohemi dhe të bashkëbisedojmë për proceset e ndryshme dhe në veçanti ato edukativo-arsimore. Austria vazhdimisht na ka mbështetur në gjitha rrugët diplomatike dhe në theks të veçantë në ato edukativo-arsimore. Ne biseduam për shumë çështje edukativo-arsimore dhe në veçanti për mbrojtjen dhe zhvillimin e departamentit të gjuhës dhe letërsisë gjermane në Fakultetin e Filologjisë në Prizren.
Falënderova ambasadorin z. Pfandler për kontributin që e kanë dhënë në vazhdimësi për degën e Gjuhës dhe letërsisë gjermane dhe për albanologjinë në përgjithësi.
Austria vazhdimisht na ka mbështetur me lektor profesional, por edhe me pasurimin e bibliotekës sonë me literaturë moderne dhe ka ofruar mbështetje të vazhdueshme duke siguruar staf akademik, vizitor nga universitetet serioze të Austrisë.
Kjo na bënë krenar me miqësinë konkrete që e kemi ndërmjet nesh.
Ftova z. Gernot Pfandler që ta viziton Universitetin e Prizrenit dhe të informohet për gjendjen e përgjithshme që e kemi dhe në veçanti për atë të Fakultetit tonë të Filologjisë.
Me respekt,
Shkelqim Millaku
