Përfaqësuesit e Ohio Northern University vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
06 Mars 2019
Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Fakultetin Juridik, të mërkurën e kanë vizituar përfaqësuesit e Ohio Northern University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Delegacioni ishte i kryesuar nga Mara A. Smith asistente e drejtorit të Programi të nivelit Master “Qeverisje Demokratike dhe Sundimi i Ligjit”. Program i ngjashëm është edhe në UPZ në bashkëpunim me Universitetin e Gjilanit dhe të Pejës. Ata u pritën nga u.d. Prorektori për Marrëdhënie me Jashtë, Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu, u.d. Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Halim Bajraktari, u.d. Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë z. Përparim Avdullahu, shefi për mësim në Fakultetin Juridik, PhD. C. Dardan Vuniqi dhe PhD. C. Shefki Shtërbani asistent në këtë fakultet.
Në takim u diskutua për bashkëpunimin në mes të dy universiteteve përkatësisht programeve të studimit. Ata u shprehën të gatshëm që studentë të UPZ-së të pranojnë në vizita studimore në universitetin e tyre.
Nga përfaqësuesit e UPZ-së u vlerësua mundësi e mirë e bashkëpunimit në mes të dy universiteteve, ndërsa u shprehën të gatshëm për konkretizimin e bashkëpunimit në të ardhmen pasi që është në interes të studentëve.
