Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Akademisë së Drejtësisë dhe Fakultetit Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Prof. Ass. Dr. Halim Bajraktari U.d. Dekan i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit, ka arritur memorandum bashkëpunimi me z. Valon Kurtaj drejtori Ekzekutiv në Akademinë e Drejtësisë për mbajtjen e praktikës së studentëve të Fakultetit Juridik të këtij universiteti në AD.
Prorektorët Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prof. Ass. Dr. Kadri Kryeziu, U.D. Drejtori i zyrës ligjore në UPZ Dr. Sc. Safet Krasniqi dhe Dekani i Fakultetit Juridik Bajraktari, shprehën kënaqësinë e tyre për themelimin e këtij bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë, duke e konsideruar si hap shumë të rëndësishëm për studentët, sepse ndërlidhja e njohurive teorike me ato praktike është e domosdoshme për ta.
Përgjatë takimit të dy palët u pajtuan të organizojnë aktivitete të përbashkëta profesionale me qëllim të shkëmbimit të praktikave në drejtim të rritjes së cilësisë së programit të trajnimit praktik për studentët. Dhe gjithashtu u pajtuan që është e domosdoshme që të kenë projekte të përbashkëta kërkimore, shkencore dhe hulumtuese.
