Prorektori Riza priti në takim Zyrtarin përgjegjës i MASHT për Donacione dhe të hyra
21 Mars 2019
Prof. Ass. Dr. Arif Riza u.d. Prorektor për Buxhet Financa dhe Infrastrukturë në UPZ së bashke me bashkëpunëtorët tjerë, të enjten ka pritur në takim z. Sherif Dobra, Zyrtar përgjegjës i MASHT për Donacione dhe të hyra. Temë e këtij takimi ishte Menaxhimi i Donacioneve. Zyrtari i MASHT i sqaroi procedurat të cilat ndiqen me rastin e pranimit dhe shpenzimit të donacionit si dhe mënyrat e raportimit.
Me atë rast, për lehtësi të punëve, u shtrua edhe nevoja e pavarësimit të Universitetit, që tani është nën program i MASHT.
