U.d. prorektori Riza ka nënshkruar Plotësim ndryshimet e Statutit të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit
18 Prill 2019
Në emër të u.d. Rektorit të UPz, Prof. Ass. Dr. Ismet Temaj të enjten në kuadër të punimeve të konferencës së universiteteve ballkanike në Selanik, u.d. Prorektori Prof. Ass. Dr. Arif Riza ka nënshkruar Plotësim ndryshimet e Statutit të Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit(BUA), për plotësimin e anëtarëve të rinj.
Qëllimi kryesor i Asociacionit të Universiteteve të Ballkanit (BUA) është të përcaktojë një vizion kryesor për të ardhmen e arsimit të lartë përmes universiteteve, bibliotekave dhe qendrave kërkimore në rajonin e Ballkanit në bazë të vlerave të përbashkëta globale duke marrë parasysh nevojat e kohës dhe të krijojë një rrjet shkencor në fushat e gjuhës, kulturës, artit, historisë, ekonomisë, arsimit dhe sportit dhe të promovojë projekte bashkëpunuese shkencore në këto fusha.
