Urimi i u.d. Rektorit Temaj për Muajin e Shenjtë të Ramazanit!
05 Maj 2019
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ua uron fillimin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit studentëve, profesorëve, stafit të administratës dhe të gjithë besimtarëve të besimit islam, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë.
Gjatë kësaj kohe të solidarizohemi me familjet në nevojë, duke ja shtrirë dorën njëri tjetrit për më shumë harmoni, mirëqenie, lumturi e dashuri.
Urime Muaji i Shenjtë i Ramazanit!
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj
u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
