Në UPZ prezantohen mundësitë e studimit dhe punës në Kanada
22 Maj 2019
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të merkuren janë prezantuar mundësitë e studimit dhe punës në Kanada. Këtë e ka bërë Arian Sultafa,Avokat nga CDI College Ontario Canada. Ai i prezantoi këto mundësi në kolegjin ku ligjëron por edhe në të gjitha Universitetet dhe kolegjet e këtij shteti.
Dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Ass. Dr. Halim Bajraktari me këtë rast e falënderoi z. Sultafaj për prezantimin dhe i inkurajoi studentët e UPZ-së që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të studiuar dhe punuar në Kanada.
