Urimi i Rektorit Temaj për festën e Fitër Bajramit!
03 Qershor 2019
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren ua uron festën e Fitër Bajramit njëherësh pranimin e agjërimit, të gjithë besimtarëve mysliman, në veçanti studentëve, profesorëve dhe stafit të universitetit.
Kjo festë bartë mesazhin e tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellt, të cilat janë vlerat kryesore të islamit.
Harmonia e shkëlqyer fetare që ekziston në qytetin e Prizrenit, duhet të shërbejë si shembull për të gjithë.
Ju uroj më shumë begati në familjet tuaja dhe le të shërbejë kjo festë për më shumë mirësi dhe dashuri për njëri tjetrin!
Me fat Bajramin!
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj
Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
