Morina, Nimani dhe Yildirim zgjedhen prorektorë në UPZ
10 Qershor 2019
Në mbledhjen e mbajtur më 10.06.2019 Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren me votim unanim ka zgjedhur tre prorektorët e universitetit. Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina është zgjedhur Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani Prorektor për Buxhet, Financa dhe infrastrukturë dhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë. Me zgjedhjen e tyre kompletohet stafi menaxhues i rektorit Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj.
