Unioni i të Diplomuarve në Turqi vizituan Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren
19 Qershor 2019
Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të mërkurën e kanë vizituar përfaqësues të Unionit të Diplomuarve në Turqi. Ata janë pritur nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Drejtori i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Përparim Avdullahu, dhe shefja e Degës së Gjuhës Turke në Fakultetin e Edukimit, Elsev Brina. Fillimisht ata uruan rektorin per detyren.
Në takim është diskutuar për vendosjen e bashkëpunimit me qëllim të mbështetjes së studentëve të dalluar për vazhdimin e studimeve në Turqi dhe prurjen e studentëve të Turqisë për studime në drejtimet përkatëse të UPZ-së, posaçërisht në drejtimin e gjuhës turke.
Rektori Temaj me këtë rast theksoi se bashkëpunimi është i mirëpritur duke marr për bazë raportet e mira që ka Kosova me shtetin mik Turqinë, në këtë kuadër edhe UPZ me universitet turke. Ne si universitet jemi mirënjohës Turqisë për mbështetje në shumë aspekte dhe gjatë mandatit tim unë jam i interesuar që të thellohet dhe zgjerohet bashkëpunimi, shtoi Rektori Temaj.
