Rektori Temaj priti në vizitë Drejtorin e Institutit “Yunus Emre”, Dr. Mehmet ϋlker
25 Qershor 2019
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj të martën ka pritur në takim Drejtorin e Institutit “Yunus Emre”, Dr. Mehmet ϋlker me bashkëpunëtorë. Ai e uroi rektorin Temaj dhe bashkëpunëtorët e tij për marrjen e detyrës duke u dëshiruar suksese. Të takim është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të dy institucioneve. Rektori Temaj e falënderoi për vizitën dhe urimet drejtorin e Institutit Yunus Emre. Ai theksoi se si rektor i UPZ-së do t’i kushtojë vëmendje të posaçme bashkëpunimit me universitetet dhe institucionet nga Turqia duke marr për bazë mbështetjen e madhe që i ka dhënë shteti turk zhvillimit të UPZ-së që nga themelimi por edhe shtetit dhe popullit të Kosovës për një periudhë të gjatë.
Në takim ishin edhe Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, shefja e degës së gjuhës turke Prof. Ass. Dr. Elsev Brina dhe profesoresha Prof. Ass. Dr. Mynaver Mujo.
