Rektori Temaj priti në takim Drejtorin e Policisë të Rajonit të Prizrenit Faton Alija me bashkëpunëtorë
28 Qershor 2019
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten priti në takim z. Faton Alija Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren, z. Hasan Tershana, Komandanti i Stacionit të Policisë në Prizren 2, z. Avdi Kryeziu, Drejtor i Departamentit Rajonal kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit dhe z. Shaban Osmanollaj, zëdhënës i PK-së për rajonin e Prizrenit. Takimi ishte me karakter njoftues. Ata fillimisht e uruan rektorin Temaj për detyrën duke i dëshiruar suksese. Të dyja palët u shprehën të gatshëm për bashkëpunim bazuar në detyrat dhe përgjegjësisë e tyre në interes të përgjithshëm. Në takim ishin edhe prorektorët Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Ass. Dr. Artan Nimani.
