Rektori Temaj priti në takim kontingjentin zviceran të KFOR-LMT në Prizren
25 Korrik 2019
Rektori Temaj priti në takim kontingjentin zviceran të KFOR-LMT në Prizren
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asos. Dr. Ismet Temaj të enjten ka pritur në takim përfaqësuesit e kontingjentit zviceran të KFOR-LMT në Prizren. Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit në universitet. Rektori Temaj i njoftoi me të arriturat e këtij universiteti dhe sfidat me të cilat tani ballafaqohet, kryesisht rreth akreditimit institucional. “Prizreni ka traditë të gjatë në arsimin e lartë që nga Shkolla e Larta Pedagogjike, pastaj Qendra e Fakultetit të Edukimit të UP-së, e cila është baza e Universitetit të Prizrenit. Specifik te ne ka qenë organizmi i mësimit në tri gjuhë, krahas gjuhës shqipe edhe në gjuhën boshnjake dhe turke. Presim që vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të shqyrtohet përsëri dhe të na mundësohet që edhe sivjet të pranojmë studentë të ri, sepse shkuarja e maturantëve në Prishtinë do ta rritë koston e studimeve dhe kjo është e papërballueshme për qytetarët e kësaj ane duke marr parasysh kushtet e vështira ekonomike”, theksoi Rektori Temaj. Në takim ishin edhe prorektorët, Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina dhe Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim.
