UPZ fiton dy projekte nga Komisioni Evropian , një për përmirësimin e kulturës së kërkimit, tjetri për zhvillimin dhe zbatimin e kurrikulave të doktoratës në teknologjinë informative në vlerë prej mbi 1.7 milion euro
07 Gusht 2019

Universiteti “Ukshin Hoti” është njoftuare nga EACEA (Agjencia Ekzekutive e Komisionit Evropian), se ka fituar dy projekte në kuadër të programit ERASMUS + ku është partnere me universitet tjera vendore dhe ndërkombëtare.
Projekti i parë është “Përmirësimi i Kulturës së Kërkimit në Arsimin e Lartë në Kosovë” në vlerë 851,930.00 Euro
Zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulave të doktoratës në TIK për sistemin arsimor në Kosovë në vlerë 909, 374.00
Këto projekte janë mundësi e mirë për universitetet nga Kosova, rajoni dhe më gjerë që të rrisin kapacitetet e tyre në përmirësimin e kulturës së kërkimit dhe zhvillimi dhe zbatimi i kurrikulave të doktoratës në teknologjinë informative për sistemin arsimor.