Prorektori Morina ishte mysafir në emisionin e mëngjesit në RTK
30 Gusht 2019
Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina, prorektor nw UPZ, ishte mysafir në emisionin e mëngjesit në RTK, ku u diskutua për konferencën shkencore që zhvilloi punimet prej 26-30 gusht 2019 bashkë me partnerët vendor dhe ndërkombëtar. Ai theksoi se organizimi i konferencave shkencore të këtij primati në UPZ është rezultat i punës dhe përkushtimit të menaxhemntit dhe gjithë stafit të universitetit, dhe është një barometër që në UPZ nuk kemi vetëm mësimdhënie dhe mësimnxënie por këtu prezantohen punime shkencore nga fusha të ndryshme dhe se kemi rritje të cilësisë.
Ai po ashtu foli për sfidat me të cilat ballafaqohet UPZ tani, sa i përket procesit të riakreditimit institucional, dhe shprehi besimin e tij se edhe këtë sfidë do ta tejkalojmë pasi që UPZ ka të drejtë në ankesën që ka parashtruar dhe se presim që KSHC të reflektojë në këtë drejtim.
