Rektori Temaj uron studentët dhe stafin për fillimin e vitit të ri akademik 2019/2020 në UPZ
01 Tetor 2019
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të martën ka nisur viti akademik 2019/2020. Të gjitha njësitë akademike i kanë bërë përgatitjet e nevojshme për fillim të Semestrit të parë tw këtij viti akademik. Rektori i UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, me këtë rast të gjithë studentëve, stafit akademik dhe administrativ u uron fillim të mbarë të vitit akademik, duke ju dëshiruar suksese. Procesi mësimor do të zhvillohet normalisht në vitin e dytë, të tretë dhe në vitin e katër në drejtimet përkatëse, po ashtu edhe në nivelin Master.
UPZ është duke punuar për tejkalimin e sfidave, dhe ndërkohë falë punës dhe përkushtimit të menaxhmentit dhe gjithë stafit është shënuar progres dhe bashkërisht besojmë se do t’i tejkalojmë.
Urime dhe Suksese në vitin akademik 2019/2020!
