Rektori Temaj priti në takim Prof. Dr. Dr. h.c. Michael Mussong nga Universiteti Eberswalde në Gjermani
02 Tetor 2019
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, të mërkurën ka pritur në takim, Prof. Dr. Dr. h.c. Michael Mussong nga Universiteti Eberswalde në Gjermani. Në takim ishin edhe Dekani i Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, Prof. Asoc. Dr. Isuf Lushi dhe profesorët e këtij fakulteti, Prof. Ass. Dr. Faruk Bojagjiu, Prof. Ass. Dr. Mirvjena Kellezi dhe Prof. Ass. Dr. Ylli Kortoci, njëherësh edhe anëtar i Këshillit Drejtues të UPZ. U diskutua për bashkëpunim në mes të dy universiteteve dhe për përkrahjen e FSHJM-së. Ky është një universitet prestigjioz në Eberswalde, Gjermani. U themelua në vitin 1830 si një institut më i lartë i pylltarisë. Për UPZ dhe FSHJM është një rast i mirë për mësim nga përvoja e tyre.
