Fakulteti Ekonomik arrin marrëveshje me N.T.N “MIRI” SHPK në Prizren për kryerjen e praktikës nga studentët
12 Nëntor 2019
Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur Marrëveshje Bashkëpunimi me N.T.N “MIRI” SHPK në Prizren e cila ka të bëjë me mbajtjen e praktikës profesionale të studentëve të këtij fakulteti. Marrëveshjen e kanë nënshkruar dekani i FE Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj dhe pronari i kësaj kompanie z. Xhafer Kastrati.
Arritjen e marrëveshjes e vlerësuan lartë përfaqësuesit e dy institucionet, të cilët theksuan se do të kujdesën për jetësimin e sajë. Prezent me rastin e nënshkrimit ishin edhe Prodekani Prof. Asoc. Hamdi HOTI, Prof. Ass. Drita KRASNIQI dhe Sekretari i FE Naser Buzhala.