Profesor Eqrem Zenelaj ka mbajtur një ligjëratë me temë: “ Pavarësia e Shqipërisë në dokumentet e panjohura”
21 Nëntor 2019
Profesori i Fakultetit Juridik në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, hulumtues i shumë arkivave evropiane dhe autori i dhjetëra librave, për nderë të festave të nëntorit, të enjten ka mbajtur një ligjëratë me temën “ Pavarësia e Shqipërisë në dokumentet e panjohura”. Pjesë e kësaj ligjërate të profesor Zenelaj, përveç studentëve dhe stafit e mësimdhënësve të UPZ-së, ishin edhe përfaqësues të institucionëve të ndryshme. Prorektori dhe zv.rektori Prof. Ass. Dr. Shemsi Morina e vlerësoi shumë të rëndësishme mbajtjen e kësaj ligjëratë me një temë të veçante. Ai uroi të gjithë për festat e nëntorit, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe suksese profesorit Zenelaj.
Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Juridik në UPZ Prof. Asoc. Dr. Kadri Kryeziu, tha se kjo ligjëratë ka rëndësi të veçantë që i kushtohet një ndër ngjarjeve më të rëndësishme të kombit tonë, dhe vlerësoi angazhimet e jashtëzakonshme të profesor Zenelajt, në hulumtimin dhe mbledhjen e dokumenteve të rëndësishme të historisë sonë . Profesor, Eqrem Zenelaj, ishte mjaft i lumtur për mbajtjen e kësaj ligjëratë, ku është folur për të dhënat që ende nuk janë publikuar të nxjerra nga arkivat e Vjenës, Londrës, Romës dhe Stambollit, të cilat anë të lidhura me Pavarësinë e Shqipërisë në vitin 1912-të. Ai tha se deri më tani nuk ka hasur në vështirësi rreth të drejtës së tij hulumtuese në nxjerrjen e dokumenteve nëpër arkiva të ndryshme evropiane. Profesor Zenelaj, me këtë rast pati porosi për institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës që t’i kushtojnë vëmendje më të madhe zbulimit dhe ruajtjes së të dhënave të vërteta historike të kombit tonë, të cilat në disa kohë janë shtrembëruar dhe falsifikuar. Këtë ligjëratë dhe informacionet e reja rreth krijimit të shtetit shqiptar, i vlerësoi tejet të rëndësishme edhe pjesëmarrësja në këtë ngjarje, Shqipe Kastrati. Ndryshe, prof. dr. Eqrem Zenelaj, është autor i shumë librave me rëndësi historike të kombit tonë duke hulumtuar në më shumë se 20 arkive evropiane.
