Ass. Anera Alishani mbrojti publikisht Punimin e Doktoraturës, me temë: “Ndikimi i politikave mbështetëse në performancën e sektorit të bujqësisë në vendet e tranzicionit: Rasti i Kosovës”
25 Nëntor 2019
Ass. Anera Alishani, më datë 22.11.2019, në Fakultetin Ekonomik- Departamenti Ekonomiks, të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, mbrojti publikisht Punimin e Doktoraturës, me temë: “Ndikimi i politikave mbështetëse në performancën e sektorit të bujqësisë në vendet e tranzicionit: Rasti i Kosovës”, me mentor Prof. Dr. Valentin Toçi. Këtë mrojtje ajo e ralizoi para komisionit profesional, në përbërje prej: Prof. Asoc. Dr. Petrit Gashi- Kryetar i komisionit, Prof. Asoc. Dr. Gazmend Qorraj - Anëtar i komisionit dhe Prof. Asoc. Dr. Drini Imami- Anëtar i jashtëm i komisionit (Universiteti Bujqësor i Tiranës).
Të pranishëm gjatë kesaj ceremonie të diplominit ishin edhe Dekani i Fakultetit Ekonomik, Prof.Asoc.Dr. Halil Kukaj, i shoqëruar nga Prof. Ass. Kushtrim Braha, Ass. Leonora Sopas, Ass Festim Tafolli dhe Ass. Vesel Usaj.
