Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Prorektori Yildirim priti në takim përfaqësuesit e DokuFest

26 Nëntor 2019

Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, me bashkëpunëtorë të martën ka pritur në takim znj. Linda Llula Gashi drejtoreshë ekzekutive e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurt dhe Dokumentar (DokuFest) dhe z. Eroll Bilibani – Drejtor i  DokuLab.

Në takim është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit në mes të DokuFest dhe UPZ për bashkë organizimin e Shkollës Verore Ndërkombëtare në UPZ dhe projekte të përbashkëta. Përfaqësuesit e të dyja palëve shprehën gatishmërinë e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e gjertanishëm në fusha tjera në interes të përgjithshëm.

DokuFest dhe UPZ kanë pasur bashkëpunim të frytshëm deri më tani, në kuadër të projektit “Prezantimi i qasjeve të reja në edukimin shoqëror II”, i cili është realizuar me sukses bashkë me partnerët rajonal dhe ndërkombëtar.

Bashkëpunimi për organizimin e shkollës verore ndërkombëtare, aplikimi për realizimin e projekteve të përbashkëta dhe në aktivitete jashtë korrikulare kontribuon në promovimin e universitetit në këto fusha shumë të rëndësishme.

DokuFest, Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarëve dhe Filmit të Shkurtër, është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Çdo vit, festivali sjell kinematë dhe vendet e ekspozimit të ekranit, rreth qendrës historike të qytetit të Prizrenit një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmave të zgjedhur me dorë nga e gjithë bota.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas