Urimi i Rektorit Temaj për Festën e 28 Nëntorit!
27 Nëntor 2019
Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, uron studentët, profesorët, stafin e administratës dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë për festën e 28-nëntorit, këtë ditë të krenarisë së madhe kombëtare. 28 Nëntori shënon ngritjen e flamurit dhe Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sivjet Festa e 28 Nëntorit i gjeti shqiptarët duke u përballur me pasojat e tragjedisë që shkaktoi tërmeti. Ngushëllojmë familjet e viktimave dhe ndajmë dhimbjen me ta.
Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj - Rektor
