Studentët e UPZ realizuan vizitë studimore në Liqenin e Badovcit
11 Dhjetor 2019




Më 10.12.2019 studentët e vitit të IV të Fakultetit të Edukimit në UPZ së bashku me Prof. Asoc. Dr. Rifat Morina dhe Msc.(phd) Liridon Buqaj, realizuan një vizitë studimore në Liqenin e Badovcit dhe Parkun e Arinjve. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër me Ekosistemet dhe botën e gjallë në këto hapësira. Studentët u pritën nga stafi menaxhues i këtyre hapësirave dhe patën mundësi që nga afër të shohin kushtet dhe mënyrën e menaxhimit të kafshëve të egra. Studentët e UPZ po vazhdojnë aktivitet në realizimin e vizitave praktike në terren.
