Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me DokuFest

23 Dhjetor 2019

Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurt dhe Dokumentar (DokuFest). Marrëveshja është nënshkruar të hënën në mes të Rektorit të UPZ-së, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe znj. Linda Llula Gashi drejtoreshë e DokuFest.

Në thelb të marrëveshjes është bashkëpunimi në organizimin e përbashkët të shkollës verore ndërkombëtare në Prizren.

Ndërkaq, në kuadër të kësaj marrëveshje, UPZ pranon të shfaq filma dokumentar të kuruara enkas për drejtimet e fakulteteve të UPZ, që do të bazohet në metodologjinë e DokuFest dhe në përputhshmëri të plotë me objektivat strategjike të arsimit të lartë në Kosovë, e që nxisin punën kërkimore-shkencore, artistike dhe inovacionit të universitet.

DokuFest dhe Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen që të bashkëpunojnë gjate procesit të hartimit të programeve të caktuara studimore në kuadër të UPZ.

DokuFest dhe Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen që për nevoja të tyre të shkëmbejnë ekspertë dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara, që kanë kapacitete dy palët.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje të bashkëpunimit është zgjerim i bashkëpunimit mes DokuFest dhe UPZ, të cilët kanë pasur bashkëpunim të frytshëm deri më tani, në kuadër të projektit “Prezantimi i qasjeve të reja në edukimin shoqëror II”, i cili është realizuar me sukses bashkë me partnerët rajonal dhe ndërkombëtar.

Në takim ishin edhe Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë, Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, dhe Prof. Ass. Dr. Kushtrim Braha, i angazhuar në ngritjen e kapaciteteve të UPZ-së, i cili ka kontribuar edhe në konceptimin e shkollës verore ndërkombëtare në universitetit.

DokuFest, Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarëve dhe Filmit të Shkurtër, është festivali më i madh i filmit në Kosovë. Çdo vit, festivali sjell kinematë dhe vendet e ekspozimit të ekranit, rreth qendrës historike të qytetit të Prizrenit një përzgjedhje prej më shumë se 200 filmave të zgjedhur me dorë nga e gjithë bota.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas