Konstituohet Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) në Fakultetin Ekonomik në UPZ
28 Dhjetor 2019Konstituohet Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI) në Fakultetin Ekonomik në UPZ
Me datë 27.12.2019 në objektin e Fakultetit Ekonomik në Universitetin ‘’Ukshin HOTI’’ u themelua Bordi Këshillëdhënës Industrial (BKI), roli i të cilit do të jetë në funksion të bashkëpunimit dhe ndërveprimit të fakultetit me komunitetin e biznesit dhe palët tjera të interesit.
Bashkëpunimi me BKI synon në shkëmbimin e përvojave më të mira dhe rekomandimeve me interes reciprok (trajnime, këshillime, ekspertiza profesionale, mundësi punësimi si dhe praktika profesionale).
Anëtarët e bordit janë nga komuniteti i biznesit, organizatat qeveritare dhe jo qeveritare si dhe nga shoqëria civile.
Pas procesit zgjedhor u zgjodh edhe kryesia e BKI ku Qëndresa JONAUZAJ u zgjodh kryetare e BKI ndërsa Arben TERSHNJAKU u zgjodh zëvendëskryetar.