Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në Universitetin “Ukshin Hoti” u bë përurimi i kabinetit të informatikës dhe pajisjeve të sallës së mbledhjes, donacion nga KFOR-i turk në Prizren

06 Shkurt 2020

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të ënjtën është bërë përurimi i kabinetit të informatikës dhe sallës së mbledhjeve, të financuar nga Këshilli Turk(ushtria turke që shërben në kuadër të KFOR) në Prizren. Prerjen e shiritit e kanë bërë, Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çaarën Sakar, komandanti i njësisë së Këshillit Turk – Kolonel Numan Bash dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Prof. Dr. Mytaher Haskuka. Ndërkaq, në një ceremoni të organizuar me këtë rast, kanë marr pjesë edhe konsulli turk në Prizren, Serdan Ozajden, Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Xhemile Thaçi-Vezgishi, drejtori i TIK-as, Hasan Burak Gj Eran, drejtori i Institutit “Junuz Emre”, Mehmet YLKER, komandanti i njësisë së bashkëpunimit civilo-ushtarak nënkolonel Behlyl Bullutsi, Prorektorët Morina, Yildirim, Podvorica, dekanë, profesorë dhe mysafirë të shumtë.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti’ në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, në fjalën e tij me këtë rast, falënderoi KFOR-in turk dhe Republikën e Turqisë për këtë donacion dhënë universitetit, por edhe për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë në të kaluarën. Ai theksoi se universiteti që nga themelimi ka shënuar shumë suksese, dhe se po ecë me hapa të sigurt drejt të ardhmes.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Halil Kukaj, në fjalën e tij, theksoi se kabineti i informatikës do të mundësojë zbatimin e metodave bashkëkohore në mësimdhënie dhe mësimnxënies, përpos mbajtjeve të ligjëratave edhe mbajtjen e provimeve online, duke arritur kështu trendin global të digjitalizimit. Kurse pajisjet e sallës së mbledhjeve do të shfrytëzohen për mbrojtjen e provimeve të diplomave nga studentët por edhe mbajtjen e mbledhjeve të Këshillit të Fakultetit.

Dekani Kukaj falënderoi Ambasadorin turk dhe komandantët e KFOR—it turk për mbështetjen e dhënë që kjo të realizohet. Ai po ashtu falënderoi edhe prof. Enis Kervan, për ndërlidhjen që ka bërë mes UPZ dhe KFOR-it turk, duke mundësuar realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Kryetari i Prizrenit, Prof. Dr. Mytaher Haskuka, tha se Universiteti “Ukshin Hoti” ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e komunës. “Çështje kyçe është lidhja mes arsimit dhe ekonomisë”, theksoi ai, duke falënderuar Republikën e Turqisë dhe KFOR-in turk në komunën e Prizrenit për këtë investim të rëndësishëm për Universitetin e Prizrenit por edhe mbështetjen e vazhdueshme të komunës së Prizrenit.

Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çaarën Sakar theksoi se i vjen shumë mirë që në këtë universitet mësimi organizohet edhe në gjuhën turke, duke shprehur urimet më të mira për studentët dhe stafin e këtij universiteti. “T’i lëmë një të ardhme të begatshme fëmijëve tanë, të pasur dhe plot shpresë. Ne si Turqi gjithmonë ishim dhe do të vazhdojmë të mbesim pranë popullit mik dhe vëllazëror të Kosovës. Edhe ky projekt është një shembull i bukur i unitetit tonë historik. Falënderoj ushtrinë heroike tonë e cila po realizon projekte të shumta në zona të ndryshme të Kosovës “, u shpreh ambasadori turk me këtë rast.

Kolonel Numan Bash nga Këshillit Turk në Kosovë, në fjalimin e tij, citoi një thënie të themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Atatürk “Edukimi, kultura dhe dija janë dritarja më e gjerë që hapet drejt të ardhmërisë”, shtoi se si kryesi e Këshillit Turk në Kosovë ndjehen të lumtur që patëm mundësi të kontribuojmë në ndërtimin e të ardhmes edukativo arsimore të Kosovës.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas