Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti” arrin marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Suharekës dhe të Dragashit

10 Shkurt 2020

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Suharekës dhe atë të Dragashit për bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët. Marrëveshja është nënshkruar të hënë në mes të Rektorit të Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj dhe kryetarit të Dragashit, Shaban Shanani, dhe nënkryetares së Suharekës Mihrije Suka.

Palët pajtohen që për interesa të përbashkëta të asistojnë, promovojnë, përkrahin dhe ngrisin nivelin e bashkëpunimit reciprok në mes të tyre, në funksion të zhvillimit të përgjithshëm edukativ, social dhe ekonomik, dhe ngritjen profesionale të studentëve të Universitetit.

Komuna e Suharekës dhe Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit së bashku do të kontribuojnë në drejtimin të zhvillimit, përkrahjes dhe promovimit ë sektorit edukativ dhe profesional, ofrimin e shërbimeve përkatëse për këtë universitet, gjenerimin e punësimit dhe zvogëlimin e papunësisë. Në këtë aspekt, Universiteti i Prizrenit do t’iu ofrojë ndihmë shkencore-profesionale të komunave me shërbimet e veta.

Komunat do të pranojnë në baza mujore një numër të studentëve të Universitetit“Ukshin Hoti” të Prizrenit për të bërë praktikën profesionale nëpër zyrat e Komunës dhe institucioneve vartëse.

Po ashtu komunat angazhohen që të ofrojnë bursa për studentët më të dalluar të Universitetit dhe me gjendje të rënduar ekonomike, përfshirë edhe familjet e dëshmorëve.

Gjithashtu komunat dhe Universiteti “Ukshin Hoti” pajtohen që për nevoja të tyre të shkëmbejnë ekspertë dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara, që kanë kapacitete dy palët., dhe për shfrytëzimin e institucioneve dhe hapësirave komunale për studentët, si: Bibliotekës Komunale, Qendra Sportive, fushave sportive, institucionet kulturore komunale, etj..

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas