Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Urimi i Rektorit Temaj për 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

16 Shkurt 2020

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, uron studentët, mësimdhënësit, stafin e administratës dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për 12-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Shpallja e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, është rezultat i sakrificës dhe përpjekjeve të shumë brezave dhe mbështetjes së miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët njohën të drejtën e këtij populli për liri dhe pavarësi.

12-vjetorin e shtetit të Kosovës, Universiteti “Ukshin Hoti” e pret i mobilizuar në punë për përmbushjen e standardeve të cilësisë, të cilën sfidë besojmë fuqishëm që do ta tejkalojmë falë angazhimit dhe përkushtimit të gjithë punonjësve të universitetit dhe mbështetjes nga të gjithë ata që kontribuon në këtë proces.

Përmbushja e amanetit të atyre që ranë për këtë vend, është puna me përkushtim dhe konstruktive për ndërtimin e shtetit.

Gëzuar 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj – Rektor

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas