Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Universiteti “Ukshin Hoti”, ka arritur një memorandum mirëkuptimi me Parkun e Inovacionit dhe Trajnimit.

21 Shkurt 2020

 

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, dhe Njësia për Zbatimin e Projektit të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren njësi kjo e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH, të premtën kanë arritur memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim në fushat e interesit reciprok. Marrëveshja përkatëse është nënshkruar nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, dhe përfaqësuesi i këtij projekti, z. WAolfgang Leidig.

Projekti i ITP-së, dhe Universiteti do të angazhohen së bashku në zhvillimin dhe promovimin e sektorit arsimor dhe profesional, promovimin e investimeve në ITP-i, si dhe shërbimet përkatëse të Universitetit, duke kontribuar kështu në gjenerimin e mundësive të punësimit dhe përmirësimin e ekonomisë dhe mjedisin shoqëror në Kosovë dhe në rajon. Në këtë drejtim, Universiteti i Prizrenit do të përpiqet t'i siguroj projektit të ITP-së, ndihmë dhe shërbime kërkimore e mësimore.

Projekti i ITP-së, do të pranoj një numër studentësh të Universitetit për të përfunduar praktikën profesionale, duke iu nënshtruar disponueshmërisë së vendeve të trajnimit në park dhe do të promovoj të njëjtën gjë midis bizneseve dhe organizatave të qeramarrësve në parkun e inovacionit.

Projekti i ITP-së, shpreh gatishmërinë e tij për të ofruar lehtësira të infrastrukturës për Fakultetet e Universitetit, hapësirat e banimit (konviktet) dhe për përdorimin e mensës për studentët e Universitetit dhe studentët e shkollave verore, të gjitha këto do të specifikohen në marrëveshje të ndara.

Projekti i ITP-së, dhe Universiteti pajtohen të shkëmbejnë ekspertë me përvojat e tyre në fusha specifike, në varësi të kapaciteteve të të dyja palëve.

Projekti i ITP-së, dhe Universiteti kanë rënë dakord të krijojnë një grup pune për të zbatuar bashkëpunimin me Fakultete të ndryshme të Universitetit, veçanërisht me Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, si dhe Shkollën Verore Ndërkombëtare, dhe Panairin e Karrierës.

Projekti i ITP-së, dhe Universiteti pajtohen të shkëmbejnë informacione dhe të bashkëpunojnë në përgatitjen e projekt-propozimeve, si dhe në zbatimin e projekteve të përbashkëta. Universiteti do të jetë në dispozicion të projektit të ITP-së me shërbime këshilluese dhe ekspertizë për bizneset, industritë, institucionet dhe organizatat e komunitetit që do të vendosen në parkun e inovacionit.

Projekti i ITP-së, dhe Universiteti kanë rënë dakord që t'i ofrojnë njëri-tjetrit përdorimin e hapësirave të palëve të tjera, mënyra e përdorimit të të cilave do të specifikohet në një marrëveshje të veçantë, sa herë që lind nevoja.

Projekti i ITP-s-së, dhe Universiteti do t'i ofrojnë njëri-tjetrit ndihmë në procesin e hartimit të planeve dhe dokumenteve strategjike.

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas