Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, HERAS po organizon trajnimin dy-ditor mbi "Menaxhimin e Ciklit të Projektit" për stafin akademik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

26 Shkurt 2020

 

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, HERAS po organizon trajnimin dy-ditor mbi "Menaxhimin e Ciklit të Projektit" për stafin akademik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Më 26-27 Shkurt 2020, HERAS po zhvillon një trajnim dy-ditor mbi "Menaxhimin e Ciklit të Projektit" për stafin akademik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Trajnimi u organizua në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Projekteve dhe Menaxhmentin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, me qëllim të forcimit të kapaciteteve të kësaj zyre dhe stafit akademik me qëllim të rritjes së mundësive të absorbimit të fondeve dhe zbatimin efikas të projekteve.

Gjatë fjalës së tyre përshëndetëse Prorektori për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore Prof.ass.dr Shemsi Morina dhe perfaqësuesja e Ekipit të HERAS znj.Donjeta Ibra , deklaruan se sa të rëndësishme dhe të nevojshme janë këto lloj iniciativash në nivelin universitar.

Ekspertja e HERAS, znj. Vjosa Beqaj Krasniqi, në përputhje me nevojat e pjesëmarrësve, përgatiti modulet e trajnimit që kishin të bënin me identifikimin e problemit dhe hartimin efektiv të propozimit të projektit.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u udhëzuan se si të aplikojnë Ciklin e Menaxhimit të Projektit (PMC) dhe Qasjen Logjike të Kornizës (LFA); atyre u siguruan informacione thelbësore për politikat, aspektet programatike, rregullatore të menaxhimit të projektit dhe mënyrat për të siguruar koherencën, qëndrueshmërinë dhe transparencën e punës së projektit. Të gjitha seancat e trajnimit u përcollën me shembuj konkretë në grupet e punës. Trajnimi është përshtatur dhe është dizajnuar posaçërisht për nevojat e stafit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, në mënyrë që ndikimi i ndërhyrjes të jetë më i madh.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas