Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti”, më 24. 02. 2020, organizoi përurimin e librit "Shoqëri e të Shtypuri Shkronja shqip"

05 Mars 2020

 

Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Ukshin Hoti”, më 24. 02. 2020, organizoi përurimin e librit "Shoqëri e të Shtypuri Shkronja shqip" (Përmbledhje studimesh dhe artikujsh). Me rastin e 140-vjetorit të themelimit 1879–2019, mbështetur nga ALSAR-i, Tiranë, 2019.

Në këtë veprimtari shkencore, Prof. ass. dr. Ragip Gjoshi (dekan i Fakultetit të Filologjisë), si mikpritës i veprimtarisë, vlerësoi lart bashkëpunimin me profesorët (studiuesit e mirënjohur nga Tirana) dhe vuri në dukje rëndësinë dhe peshën e Shoqërisë së Stambolli dhe rolin e saj vendimtar në Kongresin e Manastirit (1908). Më pas për librin folën: Prof. ass. dr. Flamur Shala, Prof. dr. Xhevat Lloshi, Prof. dr. Emil Lafe dhe Prof. dr. Rami Memushaj nga Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare. Më pastaj, z. Mehdi Gurra, drejtor i Fondacionit ALSAR, foli për veprimtarinë e Fondacionit dhe për mundësitë që mund të ofrojë ALSAR-i për studentë e profesorë të Universitetit “Ukshin Hoti”, për të botuar studime e monografi jo vetëm nga fusha e albanologjisë, por dhe nga disiplina të tjera shkencore.

Pas përurimit të librit, Prof. dr. Besim Kabashi, profesor i gjuhësisë kompjuterike në Universitetin e Erlangen-Nyrenbergut, mbajti një ligjëratë me titull “Një korpus për gjuhën shqipe”. Në këtë ligjëratë, prof. Kabashi vuri në dukje domosdoshmërinë për ndërtimin e një korpusi të shqipes, i cili jo vetëm që do të pasuronte fjalorin e shqipes, por edhe do t’i mundësojë shqipes që të jetë edhe ajo pjesë e zhvillimeve moderne. Sipas tij, zhvillimet e informatikës, të kompjuterizmit duan një korpus të përpunuar e të pasur të një gjuhe që ajo të jetë në hap me zhvillimet tekonologjike. Ai gjatë ligjëratës tha se me punën e tij vetanake ka arritur të krijojë një korpus të shqipes mbi 200 milionë fjalëforma. Prof. Besim Kabashi vuri në pah vullnetin e tij për bashkëpunim në këtë fushë të dijes me Universitetin “Ukshin Hoti” që, ndër ne, ende mbetet disiplinë shkencore e panjohur.

Krejt në fund të kësaj veprimtarie, prodekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. ass. dr. Xhafer Beqiraj, në emër të Fakultetit të Filologjisë falëndroi për kontributin shkencor dhe për bashkëpunimin me Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Ukshin Hoti”, doajenët e gjuhësisë shqiptare (Lingua Albanica): Prof. dr. Emil Lafen, Prof. dr. Xhevat Lloshin, Prof. dr. Rami Memushajn Prof. dr. Enver Hysajn (i cili nuk ishte i pranishëm për shkaqe shëndetësore, po u lexua kumtesa e tij); z, Mehdi Gurrën (e falënderoi për vullnetin e mirë dhe për bashkëpunimin), Prof. dr. Besim Kabashin (e falënderoi për gatishmërinë për bashkëpunim me UPZ-në) dhe të gjithë të pranishmit.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas