Universiteti “Ukshin Hoti” mposhti Universitetit “Haxhi Zeka” 9:3
05 Mars 2020
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, po merr pjesë në Ligat Universitare në FUTSALL. Në ndeshjen e zhvilluar më 5.3.2020, ekipi i U. “Ukshin Hoti”, shënoi fitore të thellë, duke e mposhtur 9:3 ekipin e Universitetit “Haxhi Zeka” nga Peja. Deri te ky rezultat Universiteti “Ukshin Hoti” ka arritur falë punës dhe përkushtimit të selektorit z. Përparim Avdullahu, i cilit njëherësh është edhe drejtor për marrëdhënie me jashtë dhe kryetar i Sindikatës. Ekipi i Universitetit është i përkushtuar që në ndeshjet në vijim t’i mposht njërin pas tjetrit ekipet e universiteteve tjera.