Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Kërkesa e Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike lidhur me procesin e akreditimit

13 Mars 2020

Më 13 mars 2020, në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u mbajt takimi i Konferencës së Rektorëve, ku u diskutua rreth procesit të akreditimit institucional në institucionet e arsimit të lartë në vend. Në takim ka marr pjesë edhe Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj.

Me anë të një shkrese të përbashkët, rektorët e universiteteve publike shprehën shqetësimin lidhur me vonesat në procesin e akreditimit institucional dhe të programeve nga ana e Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Më konkretisht, KSHC-ja është duke u vonuar në akreditim të ekspertëve, të cilët janë përgjegjës për akreditimin institucional dhe të programeve.
Si rrjedhojë e kësaj, universitetet publike, por edhe sistemi i arsimit të lartë në vend, mund të pësoj pa fajin e universiteteve publike në këtë proces.
Universitetet publike kanë punuar dhe janë të përgatitura për procesin e akreditimit. Duke pasur parasysh këtë, në Konferencën e Rektorëve u kërkua që procedura të rrjedh pa vonesa, si dhe procesi i akreditimit të përfundoj në qershor të 2020-tës, në mënyrë që universitetet e akredituara të mund të vijojnë me rekrutimin e studentëve të rinj me kohë dhe sipas kohështrirjes së aktiviteteve zyrtare.

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas