Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Njoftim në lidhje me veprimet e nevojshme, përkitazi me situatën e krijuar pas paraqitjes së rasteve të Covit-19

15 Mars 2020

 

 

Menaxhmenti i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 13.03.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Corona Virus COVID-19, do të veprojë si në vijim:

Sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të ndërmerren masa për mbrojtje  të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike, mbajtja e distancës deri në 2 metra, shmangie e përshëndetjes dorë me dorë, shmangie e takimeve në grupe, furnizim mjaftueshëm me dezinfektues të duarve dhe mjeteve tjera të nevojshme higjienike.

Reduktohen në veprimet esenciale dhe staf esencial, punët në të gjitha nivelet e Universitetit, përveç stafit të mirëmbajtjes dhe të sigurisë.

Dekanatet, Sekretari i Përgjithshëm dhe drejtorët/udhëheqësit e njësive përkatëse vendosin se cili është stafi esencial që sipas nevojës duhet të dal në vendet e punës, nëse ato punë nuk mund të kryhen nga shtëpia, respektivisht të caktohen persona kujdestar për kryerjen e detyrave sipas nevojës.

Menaxhmenti dhe dekanët e fakulteteve, sipas nevojës dhe varësisht nga situata, të përgatisin listën e personelit kujdestar dhe të caktojnë orarin e punës për secilin nga stafi i caktuar për kujdestari, natyrisht duke u munduar që ky angazhim të bëhet në mënyrë rrotative.

Punëtorët e administratës do të kryejnë vetëm punët esenciale.

Punët do të kryhen prej shtëpisë, kur është e mundur.

Kur nuk është e mundur të kryhet ndonjë punë prej shtëpisë, si qasja në sistemet e caktuara qeveritare, apo nevoja e prezencës fizike në punë, punëtorët mund të shkojnë në zyrë të kryejnë punët e domosdoshme dhe të kthehen në shtëpi.

Të gjitha punët kryhen në komunikim me eprorin e drejtpërdrejtë.

Të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore dhe tjera në Universitetin e Prizrenit.

Rektorati bënë thirrje për kujdes të shtuar drejt mbrojtjes së shëndetit të vetvetes, familjes dhe shoqërisë.

Menaxhmenti i universitetit, do të ju mbaj të informuar për hapat e mëtejmë të masave, varësisht nga situata që mund të paraqitet dhe në komunikim me institucionet qendrore.

Moszbatimi i këtij vendimi, sanksionohet sipas nenit 250 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sinqerisht,

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj – Rektor

Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas