Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Urimi i Rektorit Temaj për festën e Fitër Bajramit!

24 Maj 2020

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Rektor në Universitetin "Ukshin Hoti" në Prizren, të gjithë studentëve, stafit akademik, punëtorëve të administratës dhe të gjithë qytetarëve të besimit islam ju uron Festën e Fiter Bajramit. Njëherësh pranim të agjërimit të gjithë atyre që kanë agjëruar.

Kësaj radhe, këtë festë të gjithë myslimanët do ta festojnë me distancë fizike për shkak të Pandemisë së coronaviruesit (Covid-19). Mirëpo, kjo periudhë jo e mirë që po kalon i gjithë njerëzimi, duhet të shërbejë që të jemi të unifikuar dhe solidar me të gjithë pa dallim, sepse sfidat i kemi të përbashkëta.

I lutemi Zotit që kjo festë të festohet në paqe e harmoni, shëndet e mirëqenie dhe me plot begati në të gjitha familjet tona.

Me fat Fiter Bajramin!

Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj - Rektor

Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren

 

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas