Humanisti Halil Kastrati me “Jetimat e Ballkanit” dhuruan 1000 palë dorëza dhe 1000 maska mbrojtëse për studentët
03 Qershor 2020
Humanisti Halil Kastrati me bashkëpunëtorët e tij nga Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, të mërkurën vizituan Universitetin e Prizrenit "Ukshin Hoti" dhe dhuruan 1000 palë dorëza dhe 1000 maska mbrojtëse për studentët. Ata u pritën nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, i cili i falenderoi për donacionin e dobishëm në kohë të duhur dhënë Universitetit.
Humanisti Halil Kastrati shprehu knaqësinë që kanë mundësinë t’i ndihmojnë Universitetit në këtë kohë pandemie, kur po mbahen provimet e studentëve në kushte të posaçme që nevojiten mjetet mbrojtëse dhe kujdes i veçantë, duke ju uruar suksese studentëve. Ai falenderoi donatorin G.T i cili ka dashur të jetë anonim. “Bamirës, Zoti ju shpërbleftë!”, u shpreh ai për donatorët e shumtë të kësaj shoqate bëmirëse.
I pranishëm me këtë rast ishte edhe kryetari i Parlamentit Studentor Milot Krasniqi i cili dhe kontribut në këtë drejtim.