Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

Riakreditohet Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren – Urimi i Rektorit Prof.Asoc. Dr. Ismet Temaj

25 Qershor 2020

Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), sot më: 25.06.2020 vendosi në favor të raportit të grupit ekspertëve ndërkombëtar, të cilët rekomanduan që t’i rikthehet akreditimi institucional Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

 

Deri këtu është arritur falë punës dhe përkushtimit të menaxhmentit në krye me Rektorin Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, punonjësve të universitetit, studentëve dhe partnerëve vendor dhe ndërkomëtar që na kanë mbështetur në këtë proces. Falenderim i veçantë shkon për institucionet shtetërore, posaçërisht për Qeverinë, MASHTI-in, Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Këshillin Shtetëror të Cilësisë dhe Grupin e Ekspertëve ndërkombëtar të cilët kanë vlerësuar drejt arritjet e universitetit për këtë periudhë kohore.

Rektori Temaj uron studentët, punonjësit dhe të gjithë qytetarët për marrjen e akreditimit të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren. Me këtë rast ai theksoi se ky vendim duhet të na motivojë të punojmë më shumë që të rrisim cilësinë dhe arijme standardet më të larta, me punë dhe përkushtim.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas