Ngjarje

Universiteti "UKSHIN HOTI" Prizren

Adresa: Rruga e Shkronjave, nr. 1 20000 Prizren, Republika e Kosovës

Tel: 029 232-140
Email: [email protected] (Rektorati)

D E K L A R A T Ë - Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës

11 Korrik 2020

 

Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike të Republikës së Kosovës, në mbledhjen virtuale mbajtur më 10 Korrik 2020, ku morën pjesë: Prof. Asoc. Dr. Bajram Kosumi, kryesues, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, Prof. Dr. Marjan Demaj, Prof. Dr. Alush Musaj, Prof. Dr. Fadil Millaku, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe Prof. Dr. Artan Nimani, miratoi këtë Deklaratë:

D E K L A R A T Ë

Konferenca e rektorëve konstaton se Kosova po kalon një fazë shumë të rëndësishme në rrugën e vet të shtetndërtimit. Janë disa faktorë potencialë që e vështirësojnë këtë proces, si: mosuniteti dhe armiqësia e klasës politike edhe në çështjet me interes nacional; epidemia Covid 19; bashkëveprimi i politikës së Kosovës me SHBA dhe BE; politizimi i Gjykatës Speciale të Hagës etj. Pasojat e këtyre politikave tashmë kanë filluar të shihen. Mosvotimi i marrëveshjeve financiare ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, me c’rast Kosova humbë shumë, është vetëm një tregues i këtyre dështimeve.

Konferenca e Rektorëve thekson se klasa politike e Kosovës duhet të akordojë një politikë nacionale të Kosovës dhe të mos e bëjë atë politikë viktimë të luftës për pushtet. Për çështjet me interes nacional, si është çështja e dialogut me Serbinë, bashkëveprimi i politikave me SHBA-në dhe BE-në, strategjia anti-Covid 19, mbrojtja e shqiptarëve në Serbi etj., duhet të krijojë një platformë të përbashkët, të cilën do ta mbrojë secila parti dhe secili institucion. Qeveria, Kuvendi i Kosovës dhe opozita, pavarësisht prej dallimeve politike, duhet të ulen në një tryezë të rrumbullakët dhe të përkufizojnë cilat janë çështjet themelore të interesit nacional dhe të angazhohen të njëjtat t’i zhvillojnë e t’i mbrojnë. Klasa e sotme politike duhet të inspirohet në përvojën e bashkërenditjes së interesave nacionale në vitet 2005-2008, nga fillimi i procesit të pavarësisë e deri te shpallja e pavarësisë.

Epidemia Covid 19 është shndërruar në problem nacional dhe botëror, ndërsa qeveria dhe agjencitë e tjera qeveritare ende janë duke e trajtuar ad hoc. Ende nuk ka një strategji anti-Covid 19. Nuk mjafton vetëm një ligj, por duhet hapur një debat të thellë e të gjerë të ekspertëve për masat që duhet ndërmarrë qeveria dhe shoqëria për t’u mbrojtur nga ky armik i madh dhe më i përhershëm se sa është menduar.

Konferenca e Rektorëve fton klasën politike që të intensifikojë takimet dhe akordimin e politikave nacionale të Kosovës me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe. Republika e Kosovës është krijuar dhe ka pasur sukses falë këtij koordinimi. Çdo devijim a mënjanim nga kjo rrugë është i dëmshëm për Kosovën.

Kuvendi i Kosovës ka themeluar Gjykatën Speciale për krimet e luftës në Kosovë (2015) për të zbardhë dhe dënuar krimet e pretenduara të luftës në Kosovë. Kohët e fundit me të drejtë qytetarët janë shqetësuar për politizim të kësaj gjykate, sidomos me rastin e publikimit të emrave të të akuzuarve nga propozim-aktakuza e pakonfirmuar. Ne besojmë te drejtësia ndërkombëtare, ashtu si kemi besuar në dekadat e fundit, ne besojmë se kjo gjykatë do të qartësojë pastërtinë e luftës çlirimtare të UCK, në njërën, dhe do të markojë krimet masive të ushtrisë dhe forcave policore e paramilitare serbe në Kosovë.

Konferenca e Rektorëve është e gatshme të mbështesë, të inkurajojë, të ndihmojë klasën politike dhe agjencitë qeveritare të Kosovës me ekspertë për secilin prej problemeve të theksuara në drejtim të ruajtjes dhe zhvillimit të procesit shëndetësor, politik e ekonomik të Kosovës.

 

<< prapa

Universiteti

UPZ është Universiteti i dytë publik në Kosovë. Në vitin 2010 numri i studentëve ishte afër 1700, ndërsa tani, në vitin 2018, numri i studentëve...

Lexo më shumë

Rekomandimet

" Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, Prizren, Rinor Nuhiu, Zyrtar për Komunikim, Aktiviteti i USAID Drejtësia Vlen. Në fund pati diskutim në mes të panelistëve dhe pjesëmarrësve mbi të gjeturat dhe rekomandimet e raportit: Hartëzimi i nevojave të Komuniteteve për Drejtësi. "

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtësi

Në kuadër të “Javës së të drejtave të njeriut” në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të hënën është mbajtur Tryezë e rrumbullakët për prezantimin e Hartëzimit të Nevojave të Komunitetit për Drejtës. Panelist ishin: Prof. Dr. Kadri Kryeziu, Dekan në Fakultetin Juridik në UPZ, Fidan Çerkini zv.drejtor i programit, znj. Florda Mujollar, zyrtare ligjore në Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas